F1, Hakkinen: Raikkonen, më i mirë se Alonso

10/02/2014 00:00

Mika Hakkinen, dy herë kampion i Formulës 1 në vitet 1998 dhe 1999, ka thënë se Kimi Raikkonen do të paraqitet më mirë se Fernando Alonso duke fituar kështu garën brenda Ferrarit mes dy prej pilotëve më të mirë të aktualitetit.

Ish-piloti finlandez beson se bashkëpatrioti i tij do të përshtatet më mirë se spanjolli me rregullat e reja të këtij viti.

“Mendoj se stili i pilotimit të Raikkonen është perfekt për motorët turbo e për këtë arsye do e fitojë duelin me Alonson. Këtë vit Kimi nuk do të ketë shqetësime ekonomike dhe do të jetë i qetë në pistë”, theksoi Hakkinen.

Formula 1 do të rikthehet me testimet parasezonale të Bahreinit nga data 19 deri në 22 shkurt.

Top Channel