Çështja e marinarëve, Italia kundër Indisë

10/02/2014 16:00

Italia u shpreh e zemëruar nga vendimi i Indisë për të proceduar dy marinarë italianë, të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve vendas, mbi bazën e një ligji të posaçëm indian anti-pirateri.

Marinarët, të cilët kishin si detyrë të mbronin një çisternë italiane pretendojnë se qëlluan ndaj peshkatarëve pasi i ngatërruan për piratë, ndërsa po lundronin pranë brigjeve të Keralës në vitin 2012.

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, deklaroi se ndjekja penale e marinarve është “tërësisht e papranueshme” dhe theksoi se Roma e Bashkimi Europian do të veprojnë.

Pas incidentit të ndodhur në Shkurt 2012, Massimilian Latorre dhe Salvatore Girone u arrestuan dhe u vendosën në një burg indian.

Roma dhe Nju Delhi nisën disa negociata të gjata diplomatike, që lejuan marinarët të ktheheshin në shtëpi dhe të votonin në zgjedhjet e Shkurtit 2013.

Italia fillimisht refuzoi që të kthente Latorren dhe Gironen në Indi, duke argumentuar se ata duhet të gjykoheshin në vend, duke qenë se incidenti ndodhi në ujra ndërkombëtarë.

Megjithatë, të dy marinarët u rikthyen në Indi në Mars 2013 dhe që prej atëherë mbahen të burgosur në vend.

Pas disa zvarritjeve në procesin e tyre, Gjykata e Lartë Indiane vendosi gjatë të hënës që të nisë javën e ardhshme gjykimin e marinarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA