BE paralajmëron sanksione ndaj Zvicrës

10/02/2014 15:15

Bashkimi Europian paralajmëroi sanksione të mundshme kundër Zvicrës, pasi referendumi për kufizimin e emigracionit në vend bie ndesh me marrëveshjen e qarkullimit të lirë të njerëzve brenda bllokut.

Berna zyrtare është pjesë e kësaj marrëveshje, ndonëse Zvicra nuk është një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Një ditë pasi 50,3% e zviceranëve votuan në favor të vendosjes së kuotave që do të kufizojnë emigracionin, Franca dhe Gjermania shprehën shqetësimin e tyre të përbashkët për këto zhvillime.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble tha se vota do të “krijojë vështirësi për Zvicrën”.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, gjithashtu tha se “ky vendim do të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme me Zvicrën”.

Nisma e referendumit në Zvicrër u ndërmorr nga Partia Popullore Zvicerane, një parti e të djathtës ekstreme, e shqetësuar nga humbja e identitetit zviceran për shkak të emigracionit të pakontrolluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA