FOTO/ Kryesoi me shumicë dërrmuese votash, shoqërohet me të qeshura dhe përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat Partia Demokratike njofton se në datë 20 shkurt do të organizojë një
protestë popullore në shenjë reagimi për situatën ekonomike dhe të
rendit.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryetari Lulzim Basha ftoi qytetarët që në 23-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, të jenë pjesë e një manifestimi, për situatën e rëndë, që sipas Bashës, po jetojnë sot qytetarët.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se faktet tregojnë se ekonomia e vendit është sot e kërcënuar më shumë se kurrë dhe se papunësia ka prekur për herë të parë numrin e 186 mijë personave. “Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune, kur deri në shtator duhet të jenë hapur 70 mijë të tilla”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së kërkoi rishikimin e politikave për pensionet, bujqësinë dhe për njerëzit në nevojë.
“Qëndrimi ynë është se paketa amatoreske e Qeverisë do ta çojë ekonominë për herë të parë drejt krizës ekonomike”, tha Basha.
Sipas tij, demokratët do të vijojnë me prezantimin e alernativave, perspektivave realiste për rrugët që duhet të ndiqen për shpëtimin e ekonomisë.
Top Channel