
“E garantova zotin ambasador për rolin konstruktriv që PDIU ka mbajtur
dhe do të mbaje si parti kombëtariste që kërkon të gjejë pikat e
bashkimit midis forcave politike dhe gjithë shqiptarëve”.
Kjo garanci e
kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit rreth dy orë me ambasadorin
amerikan Aleksandër Arvizu dhe me prani edhe të katër nga pesë
deputetët që kjo forcë politike ka në Parlament, vjen në momentin kur
mazhoranca ka nisur reformën territoriale e mbështetur financiarisht dhe
me ekspertë nga ndërkombetaret, ku opozita nuk është bërë pjesë.
Por, megjithese ne koalicion opozitar, Idrizi shtoi se i ka specifikuar diplomatit amerikan edhe nje tjeter garanci.
“PDIU do te vazhdoje katalizator, në mënyrë që palet te ulen ne tryeze per reformen territoriale edhe për ligjin per Nenpunesin Civil, me bindjen e thelle që klasa politike shqiptare ka qene e afte per te prodhuar kriza, por duhet te jete shumë afte qe t’i absorboje ato dhe te bashkohet ne reformat e perbashketa. Jam shumë i lumtur që gjetem me zotin ambasador një konvergim shumë të mirë”, tha Idrizi.
“Ne menyre domethenese, zoti Idrizi ma ripohoi qe PDIU do te vijoje te nxise qe te gjitha partite politike ne Parlament. PDIU-ja eshte partia e dyte parlamentare e koalicionit opozitar, i cili ka nje rol kritik per te luajtur qe ta mbaje Qeverine llogaridhenese kundrejt qytetareve, por eshte gjithashtu eshte e rendesishme qe opozita te jete e gatshme te angazhohet ne menyre qe ta permbushe kete rol”, tha Arvizu.
Ndersa pohoi se do te jete katalizatori i paleve per reformat e rendesishme, ne krye te deklarates kreu i PDIU-së renditi si pike te pare te diskutimit me diplomatin amerikan, çeshtjen çame, per te cilen Arvizu shtoi: “Per kete çeshtje folem me hollesi,pershire edhe natyren e dialogut, veçanerisht diskutimin me Ministrine e Puneve te Jashtme”.
Duke i paraprire interesit te larte mediatik, per qendrimet konkrete ne Parlament te PDIU-se per reformat e nisura nga mazhoranca, zoti Idrizi dhe ambasadori amerikan u mjaftuan vetem me deklaraten per mediat.
Top Channel