Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshojnë sistemin e tyre juridik për t’i dhënë më shumë të drejta martesave gay.
Në një fjalim të mbajtur një Nju Jork, Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder tha se Departamenti i Drejtësisë ka një rol thelbësor në përballjen e luftës kundër diskriminimit.
Në bazë të ndryshimeve ligjore, pritet të shtrihen të drejtat civile dhe penale që kanë çiftit homoseksuale.
Midis të drejtave që ata do të fitojnë do të jetë ajo e vizitave të partnerit me të njëjtën shpeshtësi në burgje si gratë e të burgosurve heteroseksualë apo përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar ndaj partnerit në gjyq.
Martesat homoseksuale janë aktualisht të ligjshme në 17 shtete të SHBA, përfshirë Uashingtonin.
Disa shtete të tjera kanë një legjislacion të ndërmjetëm, duke lejuar forma të bashkëjetesës, por jo martesën.
Top Channel