Rusi, atentat në katedrale

09/02/2014 09:15

Një person i armatosur hapi zjarr brenda një katedraleje në ishullin rus të Sakhalinit, në Oqeanin Paqësor, duke vrarë një murgeshë dhe një punonjës tjetër të kishës.

Gjashtë persona të tjerë u plagosën në këtë atentat, por të gjithë janë jashtë rrezikut.

Atentatori, një punonjës i një firme sigurie u ndalua në vendngjarje, në katedralen e qytetit më të madh të ishullit, Yukhno-Sakhalinsk.

Arsyet e atentatorit 25-vjeçar mbeten të paqarta.

Top Channel