Pas trazirave më të medha prej vitesh, në Bosnje ka nisur pastrimi i ndërtesave qeveritare anembanë vendit, të cilave iu thyen xhamat e iu vu flaka mes zemërimit që ka shkaktuar niveli i lartë i papunësise dhe ajo që përceptohet si paaftesi e politikanëve për të përmirësuar situatën.
Protestat vazhduan pergjate dites se shtune, edhe pse ne nje shkalle me te ulet e me pak te dhunshme se ato te meparshmet.
Disa zyrtare te larte rajonalë mesohet te kene dhene doreheqjen. Ministri boshnjak i sigurise beri thirrje per nje “tsunam kunder korrupsionit”.
Fahrudin Radoniç, ministër i Sigurisë në Bosnje tha: “Autoritetet duhet te ndermarrin nisma energjike kunder korrupsionit, perndryshe do te perballemi me valen e zemerimit te qytetareve. Ajo qe kemi pare deri tani jane 17 vjet varferie ekstreme dhe njerezit ndiejne sikur jane grabitur. Aktualisht, nje sere politikanesh jane nen hetim per korrupsion”.
Trazirat nisen ne fillim te javes ne Tuzla ne formen e protestave ndaj mbylljes dhe shitjes se fabirkave qe punesonin shumicen e popullsise lokale.
Nuk vonoi shume qe demonstratat te perhapeshin edhe ne qytete te tjera perfshire kryeqendren e vendit, Sarajeven si dhe Mostarin, Zenicen e Bihaçin.
Ne 8 Shkurt, trafiku ne kryeqytet u bllokua thuajse krejtesisht. “Njerezit nuk kane oreks per dhune”, thote BBC, “dhe kjo shihet qarte, por te gjithe jane nga ana tjeter te vetdijshem per problemet e medha te shkaktuara nga mungesa e vendeve te punes dhe situates se mjerueshme ekonomike”.
Protestuesit, me heret kerkuan nje qeveri të re rajonale në Tuzla, të përbërë vetëm nga ekspertë, thane se te ardhurat e të gjithë politikanëve duhet të orientohet tek pagat mesatare në vend, të cilat janë në nivel shumë të ulët, ndersa pretendojne qe privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore të kthehet mbrapsht, politikanët e korruptuar dhe të tjerë “kriminelë të ekonomisë” siç i quajten ata, të nxirren para drejtësisë.
Top Channel