Grupi i Pavarur i Studentëve, pas dorëheqjes së rektorit të Universitetit, kërkon tashmë dorëheqjen edhe të Këshillit drejtues.
Protestat janë ndërprerë përkohësisht, por sipas organizatorëve ato do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Në një konferencë për shtyp, mes të tjerash, ata kërkuan edhe verifikimin e të gjithë titujve akademikë dhe doktoraturave të profesorëve. Gjithashtu, ndryshimin e Statutit të UP-së për ta shtuar autonominë, transparencën, dhe për të larguar politikën nga UP-ja.
Sipas tyre, dorëheqja e rektorit ka ardhur për shkak të frikës për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Studentët kanë kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile.
Ndërkaq, prokuroria tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e KIPRED-it, Ilir Deda, të anëtarit të “Vetëvendosjes”, Ylli Hoxha, si dhe të arrestuarve të tjerë gjatë protestave të studentëve.
Top Channel