Luftanije iraniane në Oqeanin Atlantik do të lundrojnë pranë ujrave territorialë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të parë në historinë e tyre, deklaroi një drejtues i lartë i flotës detare iraniane.
Sipas admiralit Afshin Rezayee Haddad, kjo është një përgjigje e Iranit ndaj vendosjes së luftanijeve amerikane në Gjirin Persik.
Një destrojer dhe një helikoptermbajtëse do të jenë dy anijet që do t’i afrohen fare pranë SHBA-ve.
Sipas agjensisë “IRNA”, lundrimi i kësaj force ushtarake ka nisur gjatë Janarit dhe dy anijet hynë në ujrat e Oqeanit Atlantik duke kaluar pranë Afrikës së Jugut.
Së bashku me stafin e përhershëm ushtarak të luftanijeve, në bordin e tyre ndodhen edhe 30 rektrutë, që po stërviten gjatë misionit të tyre 3-mujor.
Në të shkuarën, Irani ka protestuar vazhdimisht për prezencën e pandërprerë të trupave amerikane në rajon.
Top Channel