Bundesligë, Bajerni nuk njeh pengesa

09/02/2014 08:35

Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ulë aspak ritmin që ka nisur. Djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola, në javën e 20-të të Bundesligës, fitojnë 2-0 përballë Nyrenbergut, falë golave të Mandzukiç dhe Lahm, duke u ngjitur kështu në kuotën e 56 pikëve në klasifikim, një shifër kjo që i mban 13 pikë përpara Leverkusenit të vendit të dytë, i cili fitoi një ditë më parë me Mynshengladbahun.

Ndërkohë, me Dortmundin diferenca është në +17. Skuadra e Klopp shkatërroi këtë fundjavë 5-1 Werder Bremenin me autor golash, Lewandowskin, i cili shënoi dy herë, Mhkitaryan dhe goli i Fridrich.

Në mbyllje të ndeshjes, Werderi arrin të shënojë golin e nderit me Aicicek.

Top Channel