Xhudo, Kelmendi kampione në Paris

08/02/2014 00:00

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar “Grand Slam”, turneun e Parisit.

Kampionia e Botës në xhudo ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kategorinë 52 kg, duke mundur me 2 minuta finlandezen Jana Sandeberg dhe duke fituar kështu titullin e radhës në këtë sport.

Majlinda Kelmendi kaloi në finale të këtij “Grand Slam” në turneun e Parisit duke mposhtur Ekaterina Guica dhe Bundma Munkhhbatar për më pak se 1 minutë e gjysmë me “ippon”, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanen Mareen Kraeh, përsëri me “ippon”.

Top Channel