Princesha e Spanjës në gjyq

08/02/2014 00:00

Princesha Kristinë e Spanjës do të pyetet nga një gjykatë në Madrid në lidhje me një skandal korrupsioni mbi aktivitetin e bashkëshortit të saj.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i familjes mbretërore spanjolle shfaqet në një gjykatë si subjekt i një hetimi kriminal.

Bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin dyshohet se është përfshirë në afera korruptive duke mashtruar qeveritë rajonale me vlera që shkojnë në miliona euro nga fondet publike.

Si princesha ashtu ashtu dhe bashkëshorti i saj mohojnë akuzat.

Hetimi është ende në fazën e grumbullimit të provave dhe nuk ka ende një akuzë të ngritur zyrtarisht ndaj ciftit mbretëror.

Ndërkohë, familja mbretërore pranoi se cështja në fjalë ka dëmtuar rëndë reputacionin e saj duke ulur popullaritetin e Mbretit Juan Carlos në minimumet historike.

Kjo shihet si një mundësi e mirë e aktivistëve republikanë që pritet të protestojnë para gjykatës.

Top Channel