Ndihmat për sirianët e bllokuar nga konflikti

08/02/2014 00:00

Agjencitë humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera pritet të dërgojnë përgjatë të shtunës ndihmat e para mjekësore, ushqime dhe veshmbathje për rreth 3 mijë civilë sirianë të bllokuar të konfliktit në Homs.

Ndihmat do të lejohen pas marrëveshjes së përkohëshme të pushimit të luftimeve mes forcave qeveritare dhe atyre opozitare në këtë qytet, të shkatërruar tërësisht nga luftimet.

Të premten 6 autobusë të shoqëruar nga autokolona dhe ambulanca të Kombeve të Bashkuara hynë në një zonë të kontrolluar nga rebelët për të marrë prej andej rreth 200 vetë.

Disa pjesë të Homsit janë nën rrethim që prej Qershorit 2012. Lagje të tëra të tij janë kthyer në pirgje gërmadhash dhe ka raporte se njerëzit kane mbijetuar për disa javë duke ngrëne vetëm ullinj.

Situata e rënduar e banorëve të këtij qyteti u diskutua edhe gjatë bisedimeve të Gjenevës javën e kaluar. Një tjetër raund negociatash pritet të nisin në 10 Shkurt dhe qeveria siriane e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi e përshkroi atmosferën përpara evakuimit si “pozitive”, edhe pse pati disa vonesa për shkaqe logjistike. Shpresat janë që ky hap i parë të rezultojë i suksesshëm, në mënyrë që të garantohet dalje e sigurtë për të gjithë civilët që duan të largohen nga qyteti i vjetër.

Top Channel