Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Partnerja, 3 fëmijët, të afërm, miq dhe kolegë përcollën të premten mes lotësh për në banesën e fundit aktorin amerikan, Philip Seymour Hoffman.
Ceremonia e organizuar ishte tërësisht private dhe në të merrnin pjesë rreth 400 vetë. Mimi O’Donnell dhe tre fëmijët e saj nga marrëdhënia me Hoffman ishin gjithashtu të pranishëm, së bashku me nënën e aktorit, të cilës vetë ai i dedikoi cmimin Oscar në vitin 2005.
Meryl Streep, Julianne Moore, Joaquin Phoenix, Ethan Hawke, Diane Keaton, Amy Adams dhe Cate Blanchet ishin mes yjeve pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Manhatan.

Philip Seymour Hoffman ndërroi jetë një javë më parë në banesën e tij në Manhatan në moshën 46-vjeçare. Hetimet zbardhën shkakun e vdekjes, një mbidozë heroine, varësinë ndaj të cilës aktori e kishte pranuar disa herë.
46-vjeçari ditë para vdekjes, në një bisedë me miq kishte pranuar varësinë e tij ndaj heroinës dhe kishte paralajmëruar se nëse nuk do të hiqte dorë prej saj, do të vdiste. “Nëse nuk ndalem tani, e di që do të vdes”, citohet ai nga miqtë.
Top Channel