Francë, treni del nga shinat, dy të vdekur
08/02/2014 00:00
Dy pasagjerë kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur nga një aksident hekurudhor i ndodhur në jug të alpeve franceze.
Aksidenti ndodhi ditën e shtunë, kur një tren i nisur nga qyteti i Nice-s drejt qytetit Digne les Bains doli nga shinat.
Duke cituar zjarrfikësit dhe grupet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje, agjencia franceze e lajmeve, AFP thotë se shkak i aksidenti ka qenë një shkëmb që kishte rënë në hekurudhat e trenit. Treni ka goditur shkëmbin gjë që ka shkaktuar daljen e tij nga shinat.
Grupet e emergjencës janë angazhuar në nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar në vagonët e trenit. Vendi i aksidentit shtrihet në jug të Francës në një rajon 1 mijë metër mbi nivelin e detit.
Top Channel