Orët e fundit të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë. Kurti mbledh deputetët, ja çfarë thotë për Vjosa Osmanin e Andin Hotin Politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës vendosën unanimisht në një mbledhje që të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Ata thanë se qeveria në Beograd nuk tregon interes për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve dhe se nuk mund të arrihet asgjë më pjesëmarrje.
Pati takime të ndryshme në Tiranë e Prishtinë, por edhe në vendet ku ata jetojnë. Gjithësesi, politikanët thanë se vendimin e marrin vetë.
“Nuk ka treguar rezultat deputeti ynë në Parlamentin serb nga shpërfillja e skajshme e Beogradit për të zgjidhur problemet tona”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.
Kërkesat ishin për listë të përbashkët, por nuk pati kompromis. Riza Halimi, deri tani deputet në Parlamentin serb dhe kryetar i një partie që ende nuk ka vendosur, tha se ka pakënaqësi.
“Është një situatë pakënaqësie të madhe për diskriminimin që ushtrohet ndaj popullsisë shqiptare nga qeveritë e ashtuquajtura demokratike që nga rënia e regjimit të Millosheviçit”, deklaroi Halimi.
Kjo situatë i jep fund pjesëmarrjes së shqiptarëve në Kuvendin serb. Ata kishin deputet edhe në kohën e luftërave.
Top Channel