
Befason Besa në Vlorë ku ka shkatërruar 4-1 Flamurtarin në shtëpinë e tij. Tingëllon e çuditshme por e vërtetë, kavajasit bëjnë mrekullinë dhe turpërojnë vendasit.
Licaj me golin e tij që në minutën e dytë e kalon skuadrën e drejtuar nga Gjoka në avantazh. Por ky fillim i mië i vlonjatëve venitet shpejt.
Haliti barazon brenda pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën, kavajasit rezervojnë edhe dy gola të tjerë ndaj Flamurtarit.
Sefa dy herë dhe goli i Deliallisit çojnë shifrat në 1-4, duke e shndërruar në surprizë të hidhur këtë ndeshje për skuadrën e Gjokës.
Nuk ka mundur të dalë me 3 pikët e plota nga “Loro Boriçi”, Teuta, e cila ka mbajtur në avantazhin për një pjesë të madhe të lojës.
Shkodrani Nika shënon një gol mjaft të bukur për skuadrën durrsake, por përpara publikut në qytetin e tij të lindjes vendon të mos festojë.
Dhe kur po shkohej drejt një fitoreje shumë të rëndësishme, për të konsoliduar vendin e dytë, Shtubina barazon gjithçka në kohën shtesë.
Edhe me këtë pikë Teuta është në vendin e dytë, por nuk ka asgjë të sigurtë, deri në mbylljen e kësaj jave, pasi ështyë Kukësi që në rast fitoreje mund ta kalojë.
Gjithësesi, deri në përfundimin e ndeshjeve të së dielës Teuta është e vetme e dyta, pasi ka zbritur në vendin e tretë Partizanin.
Sa i përket të kuqve kyeqytetas, trajneri Hasan Lika ka befasuar të gjithë një ditë pas humbjes së derbit, pasi ka dhënë dorëheqjen.
Ajo është pranuar nga presidenca e klubit e cila ka filluar menjëherë punën për gjetjen e një zëvendësuesi për vendin që la bosh Hasan Lika.
Top Channel