
Të pakën 14 persona kanë mbetur viktima të një incidenti në autostradë, në Argjentinë, kur një tram me të cilin po udhëtonin ata, u godit në mënyrë ballore nga një kamion, që udhëtonte në drejtim të kundërt.
Incidenti ndodhi në autostradën që lidh Buenos Aires me Santiago del Cile, në provincën Mendoza. Kamioni mbante targa braziliane, ndërsa në tram udhëtonin rreth 30 persona. Të vdekur raportohen të jenë 2 drejtuesit e tramit dhe 12 pasagjerë, ndërsa 15 persona janë plagosur.
SHBA, tenton të hyjë në Shtëpinë e Bardhë
U ndal teksa përpiqej të ngjitej në gardhin, arrestohet
Një person me dy çanta u përpoq të ngjitej mbi gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat citojnë shërbimet sekrete. Personi është arrestuar, ndërsa rezidenca presidenciale e Barack Obamës do të vazhdojë të mbetet në gjendje izolimi. Askujt nuk i lejohet të hyjë apo të ndalë prej andej.
Xhiroi film porno, rikthehet në funksionin e policit
Brazil, agjenti u pezullua pas aktit të pamoralshëm por ankimoi
Një agjent, i pezulluar nga policia braziliane gjatë vitit 2013, për shkak se kishte xhiruar një film porno, ka rifituar të drejtën për t’u riintegruar në polici nga një gjykatë punësimi në San Paulo, që gjykoi ankimimin e tij.
“Klienti im ka marrë pjesë vetëm në një film, përpara se të hynte në polici, ku ka pasur gjithnjë një sjellje shembullore”, është shprehur avokati mbrojtës i agjentit.
Polici 28-vjeçar u tradhëtua nga një koleg, në kursin e akademisë, i cili u bëri të ditur eprorëve të shkuarën “hot” të tij.
Woody Allen mohon të ketë abuzuar me vajzën e tij
Regjisori për “New York Times”, mohon akuzat seksuale ndaj Dylan Farrow
Woody Allen ka përsëritur mohimin e tij, pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, në një letër dërguar “New York Times”. Regjisori tha se Dylan Farrow është nxitur të bëjë këto akuza nga ish-partnerja e saj, Mia Farrow.
Allen shkroi për gazetën se Dylan është përdorur si “gur shahu” për hakmarrje kundër tij, nga nëna e saj. Dylan Farrow kishte shkruar javën e kaluar për “New York Times” se Allen e kishte ngacmuar atë në vitin 1992, kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, në një papafingo të shtëpisë së Mia Farrow në Connecticut.
Allen akuzon Mia Farrow-n si ideatoren e këtij skandali, pasi zbuloi në fillim të vitit se ai kishte pasur një marrëdhënie me vajzën e saj të adoptuar, nga një tjetër partnere.
Legjenda e Hollywood-it kishte nisur një marrëdhënie me Soon-Yi Previn, kur ajo ishte rreth 19 vjeçe. Ata u martuan në 1997 vazhdojnë të jenë çift prej atëherë.
Top Channel