36 mln euro pa bërë asgjë

08/02/2014 00:00

Kanë kaluar thuajse 3 vjet që nga hedhja në treg e albumit të saj, që shumë shpejt e shndërroi nga një të panjohur, në këngëtaren më të dashur në mbarë botën.

Por nëse Adele vendosi të marrë pushimet në karrierën e saj muzikore për t’iu përkushtuar familjes, kjo nuk preku të ardhurat e saj, që edhe sot e kësaj dite janë marramendëse.

25-vjeçarja ka arkëtuar plot 36.2 milion euro në vitin 2013, kryesisht nga të drejtat dhe shitjet e albumit të saj të dytë, “21” pjesë e të cilit janë hitet si “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You”.

Që prej publikimit në 2011, “21” është shitur plot 26 milion kopje në mbarë botën, duke u bërë albumi i dytë më i shitur britanik në histori, pas “Sergeant Pepper” të The Beatles.

Top Channel