Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael sjell emocione të kundërta në Iran
Një avion turk u detyrua të bënte një ulje të detyruar në Stamboll, pas një tentative rrëmbimi prej një pasagjeri, informoi pasditen e së premtes Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”.
Për mometin nuk është bërë i njohur emri i personit që tentoi të realizonte këtë pengmarrje, por dihet se ai ishte ukrainas.
Avioni ishte nisur nga qyteti i Kharkivit, me destinacion Turqinë, kur pasagjeri tentoi të hynte me forcë në kabinë.
Ai kërcënoi duke thënë se kishte me vete një bombë dhe se do ta shpërthente atë nëse pilotët nuk do t’i drejtoheshin Soçit, qytetit rus ku nga disa e sotme nisën të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore.
Për shkak të afërsisë me krahinat ruse të Dagestanit dhe Çeçenisë, Soçi është kërcënuar disa herë nga militantët islamikë të këtij rajoni.
Pengmarrësi i mbetur në tentativë u arrestua brenda avionit pas uljes nga policia turke dhe po merret në pyetje për të kuptuar nëse ai po vepronte i vetëm apo është pjesë e ndonjë grupi terrorist.
Në bordin e avionit që u tentua të merrej peng ndodheshin 110 pasagjerë.
Top Channel