Swanapoel rikthen muajt e verës
07/02/2014 18:30
Candice Swanapoel riktheu muajt e verës, duke postuar një foto të nxehtë të trupit të saj në “Instagram”.
Modelja afrikanojugore, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse të botës, e bëri këtë postim nga Nju Jorku, ku shkëlqeu në një paradë mode duke mbajtur disa fustane të shkurtër.
25-vjeçarja ishte gjatë 2013-s e zgjedhura për të mbajtur reçipetat dhjetë milionë dollarëshe, të prodhuar nga “Victoria’s Secret” posaçërisht për sfilatën madhështore të fundvitit.
Megjithatë, duket se fama e Swanapoel do të vazhdojë të njohë vetëm rritje gjatë 2014-s.
Top Channel