Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael sjell emocione të kundërta në Iran Një bisedë telefonike ku një diplomate e lartë amerikane përçmon BE-në
lidhur me trajtimin që blloku i ka bërë krizës në Ukrainë, është postuar
online, duke shqetësuar Washingtonin.
Zeri duket ai i ndihmessekretares se Shtetit, Victoria Nuland, qe ne telefonaten me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Kiev, perdor nje shprehje mjaft te rende kur flitet per Bashkimin Europian.
Zyrtare amerikane thane se Nuland ka kerkuar ndjese per komentet e raportuara ne shtyp. Regjistrimi i publikuar ne Youtube eshte perhapur me shpejtesi ne internet. Nuland-it duket se i ka rreshqitur goja teksa shprehte acarimin e thelle lidhur me perpjekjet jo fort te suksesshme nderkombetare per zgjidhjen e ngercit politik qe ka perfshire Ukrainen.Pas apologjise se saj, zedhenesja e Departamentit te Shtetit Jen Psaki akuzoi Mosken se ka regjistruar dhe shperndare telefonaten, duke e cilesuar kete nje levizje shume te ulet te spiunazhit rus.
Videoja e hedhur ne internet i bashkangjit zerit fotot e montuara te Nulandit dhe ambasadorit Geoffrey Pyatt. Ajo mban titullin “Marjonetat e Maidanit”, sheshit kryesor te Kievit te shnderruar ne qendren e protestave anti-qeveritare dhe eshte e titruar ne rusisht. Nder te tjera, Nuland degjohet te thote se nuk mendon qe Vitali Klitchko duhet te jete pjese e nje qeverie te re, nuk e konsideron nje ide te mire dhe as te nevojshme. Hedhja e regjistrimit ne internet eshte bere te enjten, kur ndihmes sekretarja e shtetit mberriti ne kryeqytetin ukrainas per nje vizite dy ditore e zhvilloi takime te veçanta me presidentin Viktor Janukoviç dhe lidere te opozites.
Top Channel