Siri, nis evakuimi i Homsit

07/02/2014 15:30

Në njërin prej qyteteve më të prekur nga konflikti sirian, Homsin e rrethuar prej muajsh, ka nisur evakuimi i grupit të parë të civileve, pas arritjes së një armëpushimi të përkohshëm.

6 autobuzë të shoqeruar nga autokolona dhe ambulanca të Kombeve të Bashkuara hynë në një zonë të kontrolluar nga rebelet për të marre prej andej rreth 200 vetë.

Aktualisht, në Homs, sipas gjasave, janë të pakten 3 000 persona të bllokuar për shkak të luftimeve.

Armëpushimi mes forcave qeveritare siriane dhe rebeleve, i negociuar nga OKB-ja, lejon gjithashtu mbërritjen e ndihmës në këtë qytet për personat në nevojë.

Disa pjesë të Homsit janë nën rrethim që prej Qershorit 2012. Lagje të tëra të tij janë kthyer në pirgje gërmadhash dhe ka raporte se njerëzit kane mbijetuar për disa javë duke ngrëne vetëm ullinj.

Situata e renduar e banoreve te ketij qyteti u diskutua edhe gjate bisedimeve te Gjeneves javen e kaluar.

Nje tjeter raund negociatash pritet te nisin ne 10 Shkurt dhe qeveria siriane e ka konfirmuar tashme pjesemarrjen.

Guvernatori i Homsit, Talal Barazi e pershkroi atmosferen perpara evakuimit si “pozitive”, edhe pse pati disa vonesa per shkaqe logjistike.

Shpresat jane qe ky hap i pare te rezultoje i suksesshem, ne menyre qe te garantohet dalje e sigurte per te gjithe civilet qe duan te largohen nga qyteti i vjeter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA