Ekonomia amerikane krijoi 113 mijë vende të reja pune gjatë Janarit, treguan të dhënat e publikuara të premten nga Departamenti i Punës.
Pavarësisht të dhënave në dukje pozitive, ky është muaji i dytë radhazi që rritja e punësimit është më e ulët nga pritshmëritë e ekspertëve.
Ekonomistët kishin parashikuar që në 31 ditët e para të 2014, ekonomia më e madhe e botës të krijonte 180 mijë vende të reja pune.
Gjatë Janarit, papunësia u ul në vend me 6,6%, niveli më i ulët që prej Tetorit 2008.
Megjithatë, rënia e ritmit të punësimit në muajt e fundit ka ngritur shqetësimin se ndonëse rritja ekonomike për momentin duket e qëndrueshme, ajo ka nisur një fazë ngadalësimi.
Një surprizë brenda të dhënave ishte se rritja më e madhe e punësimit ishte siguruar nga industria e ndërtimit, me 48 mijë vende të reja pune.
Tradicionalisht, kjo industri qëndron e fjetur gjatë muajve të dimrit, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka nga moti i keq.
Top Channel