
Clarence Seedorf, në prag të ndeshjes që Milani i tij do të luajë në transfertë ndaj Napolit, ka analizuar gjendjen e skuadrës kuqezi.
“Po përmirësohemi dhe shoh që lojtarët kanë dëshirë për të bërë edhe më mirë. Në ndeshjet e mia të para kemi krijuar shumë raste, por kemi shënuar pak. Jam i bindur që kjo gjë do të ndryshojë.”
Gjithashtu, trajneri hollandez i ka kërkuar tifozëve kuqezinj të kenë durim me Michael Essien pasi mesfushori i sapomarrë nga Chelsea ka nevojë për kohë që të përshtatet me ambientin e ri.
“Essien ka nevojë për kohë, por po flasim për një kampion të madh. Mund të luajë ndaj Napolit”, tha Seedorf, i cili shtoi se edhe Adel Taarabt mund t’i japë shumë Milanit.
“Nuk e di çfarë ka bërë në të shkuarën dhe nuk më intereson. Ai është shumë i talentuar dhe do të japë maksimumin për ne. Ashtu si Essien, edhe ai mund të luajë ndaj Napolit”, tha Seedorf.
Top Channel