Robben: Bayern Munchen, klubi më i mirë në botë

07/02/2014 00:00

Arjen Robben mendon se Bayern Munchen është klubi më i mirë në botë dhe për këtë arsye hollandezi është në negociata për të rinovuar kontratën e tij pasi largimi nga kampionët në fuqi të Europës nuk i shkon në mendje.

30-vjeçari luan me bavarezët që nga viti 2009 duke fituar shumë trofe që nga ai vit, por Robben kërkon të shtojë medaljet e tij: “Ka mundësi që Bayern të jetë klubi im i fundit. Kemi një ekip të mrekullueshëm dhe jam i lumtur këtu. Edhe e ardhmja duket e ndritur.”

Mëngjarashi tha për ‘Bild’ se asnjë klub tjetër nuk e tërheq pasi askush nuk është më i mirë se Bayern: “Nuk kam ku shkoj tjetër. Gjithmonë njeriu kërkon të luajë për një klub më të madh, por nuk ka më të madh se Bayern Munchen. Kam luajtur për Chelsea dhe Real Madrid më parë, ndërsa tani jam tek skuadra më e mirë dhe nuk kam ku shkoj më lart.”

Më pas, Robben zbuloi se është në prag të rinovimit të kontratës aktuale që i skadon në vitin 2015: “Do të takohemi edhe një herë dhe besoj se do rregullojmë gjithçka. Të gjitha palët kanë ndërmend të rinovojnë dhe duhen rregulluar vetëm disa detaje.”

Top Channel