Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje pasaportash,
dëftesë vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në shtëpinë e
djalit të Ibrahim Rugovës Ukë Rugova.

Prova të tjera të shumta që e lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga Prokurori Alen Cansick, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në një seancë që është përmbyllur vetëm në orët e vona të mbremjes.

Pas paraqitjets së këtyre fakteve prokurori ka arritur të bindë turpin gjykues për t’ua caktuar masën paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit shtetas shqiptarë, punonjës në ambasadën italiane në Prishtinë.

Ndërkohë bashkëpunëtorëve të tjerë Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Asad Beqiri, Edison Idrizaj, Hamza Beqiri, Driton Voca, u janë caktuar 30 ditë arrest shtëpiak, ndërsa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri.

Djali i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova pos krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë.

Prokurori ka listuar provat kundër Uk Rugovës, të cilat janë gjetur në rezidencën e dikrushme të Ibrahim Rugovës. Këtu implikohet edhe ish-ambasdori italian. Një letër që i ishte dërguar atij i është gjetur Rugovës me të cilën kërkon mbështetje për viza.

Tri letra të tjera i kishte drejtuar Favzi Habib, zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë. Hetimi po zhvillohet nën dyshimin se ky grup ka përfituar kundërligjshëm nga vizat italiane. Besohet se më së paku një vizë italiane është shitur 3 mije e 500 euro.

Top Channel