Lufta e përgjimeve SHBA-BE

07/02/2014 00:00

Konferenca e sigurisë në Mynih nuk arriti të prodhonte zbutjen e shumëdëshiruar të marrëdhënieve mes Amerikes dhe BE-së, të tensionuara nga skandali i përgjimeve.

Si të mos mjaftonte zhgënjimi europian nga falja e munguar e Uashingtonit, një tjetër episod polemizues thelloi krisjen e marrëdhënieve transatlantike: biseda telefonike e postuar online ku një diplomate e lartë amerikane përçmonte BE-në për trajtimin që blloku europian i ka bërë krizës së Ukrainës.

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel reagoi ashpër duke thënë se fyerja e bërë përpjekjeve të Bashkimit Europian për ndërmjetësim është krejtësisht e papranueshme dhe se ajo vetë e mbështet punën e deritanishme të shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

Zëri i regjistruar duket ai i ndihmës Sekretares së Shtetit, Victoria Nuland, që në telefonatën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kiev përdor një shprehje mjaft të rëndë kur flitet për Bashkimin Europian.
Zyrtarë amerikane thane se Nuland ka kerkuar ndjese per komentet e raportuara ne shtyp.

Regjistrimi i publikuar ne “Youtube” eshte perhapur me shpejtesi ne internet. Nulandit duket se i ka rreshqitur goja teksa shprehte acarimin e thelle lidhur me perpjekjet jo fort te suksesshme nderkombetare per zgjidhjen e ngerçit politik qe ka perfshire Ukrainen.

Pas faljes se saj, zedhenesja e Departamentit te Shtetit, Jen Psaki akuzoi Mosken se ka regjistruar dhe shperndare telefonaten, duke e cilesuar kete nje levizje shume te ulet te spiunazhit rus.

Videoja e hedhur ne internet i bashkangjit zerit fotot e montuara te Nulandit dhe ambasadorit Geoffrey Pyatt.

Ajo mban titullin “marjonetat e Maidanit”, sheshit kryesor te Kievit, te shnderruar ne qendren e protestave anti-qeveritare dhe eshte e titruar ne rusisht.

Nder te tjera, Nuland degjohet te thote se nuk mendon qe Vitali Klitchko duhet te jete pjese e nje qeverie te re, nuk e konsideron nje ide te mire dhe as te nevojshme.

Hedhja e regjistrimit ne internet eshte bere te enjten, kur ndihmes Sekretarja e Shtetit mberriti ne kryeqytetin ukrainas per nje vizite dy-ditore e zhvilloi takime te veçanta me presidentin Viktor Janukoviç dhe lidere te opozites.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB