Konsultime për “Nëpunësin Civil”

07/02/2014 00:00

Maxhoranca qeverisëse ka nisur konsultimet me partitë poltike që
përfaqësohen në Kuvend pas vendimit të Gjykates Kushtetuese per Aktin Normativ të Qeverisë për Nëpunësin Civil.

Milena Harito, ministre e Inovacionit dhe Administrates Publike, së bashku me ministrin per Marrëdheniet me Parlamentin Ilirian Celibashi per me shume se 60 minuta zhvilluan nje takim ne Kryesine e Kuvendit. Ne fund te takimit Harito deklaroi se “pasojat e vendimit te Gjykates Kushtetuese jane shume te rendesishme, te cilat duam t’i dikutojme me te gjithe partitite poltike parlamentare ne veçanti opoziten”.

“Sot ishin te pranishem zoti Vasili dhe zoti Idrizi nga opozita. Nuk kishin ardhur zoti Paloka as zoti Mediu. Vendimi i Gjykates shume qartesisht shfuqizon Aktin Normativ, por ne momentin qe vendimi hyn ne fuqi ne Fletoren Zyrtare, pra pas botimit ne Fletoren Zyrtare.Deri ate moment Akti Normativ vijon te funksionoje. Ky eshte vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë problem të vecante ne kete pike.

Top Channel: Perballe kesaj situate cili eshte propozimi juaj?

Harito: Ne do te propozojme amendime ne ligj, per te qene krejtesisht ne koherence me me ate qe kishim vendosur shtyrjen e efekteve sepse kishim arsye te qenesishme per kete gje. Gjykata Kushtetuese, sigurisht nuk ka marre vendim mbi këtë gjë, ka marre vendim mbi nderhyrjen me Akt Normativ,por jo mbi faktin qe ne shtymë efektet. Mendojme qe eshte e domosdoshme te shtyhen efektet deri ne 1 prill dhe kete do ta bejme me ndryshime ne ligj dhe per kete arsye e ftuam opoziten qe te marre pjese dhe te jete pjese e kesaj gjeje.

“Aktet nenligjore, jane mbaruar te gjitha, – tha Harito, – ndërsa tre prej tyre do te kalojne shume shpejt per vendim ne Keshillin e Ministrave dhe te tjeret ne ditet ne vijim”.

PD: Nuk diskutohet vendimi i Gjykatës

Partia Demokratike thotë se ka dy arsye madhore përse nuk iu përgjigj ftesës së dy anëtarëve të Qeverisë për të diskutuar në nivel parlamentar vendimin e Gjykates Kushtetuese, që rrëzoi si antikushtetues Aktin Normativ, që shtynte deri në prill hyrjen në fuqi të efekteve të Ligjit të ri për Nëpunesin Civil.

Arsyeja e pare, sipas opozites eshte se ne nje republike parlamentare nuk mundet qe Qeveria te therrase ne mbledhje Parlamentin. Dhe se dyti, ne nje Republike ku Gjykata Kushtetuese eshte organi suprem qe shprehet per kushtetueshmerine e nje akti, askush nuk mund ta diskutoje ate ne asnje nivel tjeter, por vetem ta zbatoje.

“Ne, përderisa te vendoset konsensusi nuk mund të marrim pjesë në asnjë lloj Komisioni, të nënshkruajmë me Partinë Socialiste marrëveshje të reja pa u zbatuar ato të parat. Nëqoftëse ata kanë ndërmend të bëjnë atë që nuk mund të bëhet, të ndërmarrin këtë nismë dhe ta çojnë deri në fund, vetëm si maxhorancë, atëherë sigurisht që do të ketë dhe pasojat e saj. Absolutisht nuk ka ndodhur, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë kurrë që vendime të tilla të merren vetëm nga një palë”, tha Paloka.

I pyetur nese Partia Demokratike do te marre pjese ne Komisionin per Reformen Administrative, pasi mazhoranca pranoi mbremjen e se enjtes kerkesen per Komisionin Hetimor për emerimet ne Policine e Shtetit, kreu i grupit parlamentar nuk e cilesoi kete akt te Qeverise si akt konsensusi, por si detyrim te maxhorancës per te pranuar nje kerkese kushtetuese te opozites.

“Prapë me dashamirësi do t’ia linim paditurisë atyre që bëjnë shtesën, sepse mendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të interpretohet nga kryetarw grupesh, nga kryeministra, nga ministra. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, kështu që nuk mendoj se është në tagrin e kujtdo tjetër të diskutojmë këtë vendim. Qeveria si kushdo tjetër që përfshihet në atë vendim është e detyruar ta zbatojë pikë për pikë”, tha Paloka.

Top Channel