Brazil, protesta për rritjen e çmimit të transportit

07/02/2014 00:00

Qindra persona në Rio de Zhaneiro të Brazilit janë përleshur me policinë gjatë një proteste kundër rritjes së çmimeve të transportit publik.

Policia përdori gazin lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov. Shtatë persona janë plagosur dhe 20 protestues janë arrestuar sipas gazetës ‘O Globo’.

Vitin e kaluar ka pasur shumë protesta të tilla në Brazil ku protestuesit kërkonin ndaljen e korrupsionit dhe ishin kundër shpenzimeve të tepërta për organizimin e Kupës së Botës që do të mbahet në këtë vend në muajt qershor-korrik.

Javën e kaluar, kryebashkiaku i Rios, Eduardo Paes, lajmëroi se çmimi i transportit publik do të rritet me 9% dhe kjo gjë do të niste nga dita e premte.

Nga 1.2 dollarë që ishte, bileta e autobusit është rritur në 1.3 dollarë.

Top Channel