Blatter: Do të rikandidohem

07/02/2014 00:00

Dukej se do të largohej nga skena, por edhe një herë tjetër Joseph Blatter nuk pranon të heqë dorë nga poltrona e FIFA-s.

Presidenti aktual i organizmit më të madh të futbollit botëror ka zbuluar se ka ndërmend të rikandidohet në zgjedhjet e 15 majit 2015.

“Jam në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndaloj punën që jam duke bërë. Në këtë mënyrë do të ndaloja edhe procesin e konsolidimit të FIFA-s”, tha Blatter.

Atyre që i kujtojnë moshën, 78-vjeçari i përgjigjet: “Mendoj se nuk duhet gjykuar njeri për moshën, do ishte diçka shumë diskriminuese.”

Gjithashtu, Blatter i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të mbledhur në Soçi që të heqin kufirin 80 vjeç për anëtarët e CIO, pasi është vetë anëtar i tij si kryetar i FIFA-s.

Top Channel