Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Ai është baba i shtatë fëmijëve me katër gra të ndryshme. Dhe dy nga
vajzat e Eddie Murphy, Bria, 24 vjeç dhe Shayne, 19, e kanë bërë mëse të
qartë se duan të ndjekun rrugën e showbizit.
Dy vajzat kanë pozuar për një linjë të brendshmesh këtë javë dhe nuk kanë ngurruar të publikojnë në Instagram foto të bëra nga një agjenci fotografike.
Motrat Murphy po ndjekin kështu gjurmët e nënës së tyre, Nicole Mitchell, një ish-modele që ka punuar për të njëjtën firmë, të Guy Bourdin.

Aktori komik u divorcua nga Mitchell në vitin 2006, pas 13 vitesh martesë. Ish-çifti është prind edhe i Myles, Zola dhe Bella, përkatësisht 21, 14 dhe 12 vjeç.

Aktori i nominuar për çmimin Oscar është gjithashtu baba i 24-vjeçarit Eric, me ish-partneren Paulette McNeely, 12-vjeçarit Christian me Tamara Hood dhe 6-vjeçaren Angel me ish-anëtaren e Spice Girls, Melanie Brown.

Aktualisht, Eddie, në moshën 52-vjeçare, është i lidhur me modelen australiane Paige Butcher.

Top Channel