Susan Sarandon, me të dashur shumë më të ri se vetja

06/02/2014 00:00

Është treguar shumë e rezervuar mbi jetën e saj sentimentale që nga ndarja nga Tim Robbins në vitin 2009, por duket se Susan Sarandon ka rigjetur më në fund dashurinë.

Aktorja 67-vjeçare ka zbuluar në një intervistë për revistën ‘AARP’ se është e lidhur me 36-vjeçarin Jonathan Bricklin.

“Jonathan dhe unë bashkëpunojmë në shumë gjëra”, tha Susan. Kur u pyet nëse nënkuptonte edhe një romancë me këtë, ajo u përgjigj: “Mendoj se po.”

Cifti menaxhon një restorant në Nju Jork dhe prej disa kohësh kishte zëra se kishin një lidhje intime.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta