Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael sjell emocione të kundërta në Iran
Një diplomat i lartë amerikan i ka bërë thirrje Kinës të sqarojë apo përshtasë pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Daniel Russel, ndihmës/Sekretar i Shtetit për Azinë Lindore, ka kritikuar të ashtuquajturin “plan 9-pikësh” të Pekinit, që përcakton pretendimet e tij. Analistët thonë se vërejtjet e tij tregojnë një pozicionim edhe më të madh të Amerikës në rajon.
Tensionet kanë qenë të larta pas imponimit të Kinës, për një zonë të re ajrore mbi ishujt e shumëdiskutuar në Detin e Kinës Lindore. Sipas korrespondentëve, ekziston frika për një shfaqje të re në Detin e Kinës Jugore, ku pretendimet e 6 vendeve konkurrojnë sovranitetin mbi zona që besohen se mbajnë depozita të mëdha nafte dhe gazi natyror.
Veç Kinës, edhe Filipinet, Brunei, Malajzia, Vietnami dhe Taivani, të gjithë kanë pretendime në këtë rajon.
“Çdo pretendim kinez për të drejta detare, që nuk bazohet mbi karakteristikat e kërkuara të tokës, do të jetë i papajtueshëm me ligjin ndërkombëtar”, tha Russel përpara një komiteti kongresional.
“Kina mund të theksojë respektimin e saj për ligjin ndërkombëtar, duke qartësuar apo përshtatur pretendimet e saj, për t’i vendosur ato në përputhshmëri me ligjin ndërkombëtar me detet”, tha ai.
Russel tha se ai mbështet të drejtën e Filipineve për të çuar rastin e saj në një tribunal të OKB-së, si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje “paqësore, jo-detyruese”. Kina denoncoi lëvizjen vitin e kaluar.
Top Channel