
Bastian Schweinsteiger i është rikthyer stërvitjes me Bayern Munchen pas një dëmtimi të gjatë. Mesfushori gjerman ka luajtur për herë të fundit me skuadrën bavareze në 5 nëntorin e vitit 2013, në takimin kundër Viktoria Plzen (Champions League).
Fillimisht ai pati një problem në kavilje, ndërsa një muaj më parë, kur ishte gati për t’u rikthyer në fushat e lojës, pati një problem tjetër, kësaj radhe në gju.
Gjithsesi, tashmë 29-vjeçari ka nisur stërvitjen me grupin dhe shumë shpejt mund të shihet në formacionin titullar të Bayern Munchen.
“Schweinsteiger realizoi të gjithë sesionin stërvitor bashkë me shokët”, lexohet në një komunikatë për shtyp të klubit bavarez.
Mesfushori i kombëtares gjermane ka luajtur vetëm 10 takime në Bundesligë duke shënuar 1 gol.
Top Channel