Koretë, Veriu: Gati të anulojmë unionin familjar

06/02/2014 00:00

Korea e Veriut ka kërcënuar se do të anulojë lejimin e unifikimeve
familjare me Jugun, një ditë pasi pranoi ta lejonte një gjë të tillë.

Struktura më e lartë ushtarake e vendit komunist njoftoi përmes një deklarate për shtyp se do të rikonsiderojë marrëveshjen nëse Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë stërvitjet ushtarake të përbashkëta.

“Dialogu dhe stërvitjet për luftë nuk mund të ecin paralelisht”, citon agjencia jugore “Yonhap” deklaratën e Veriut. Dy Koretë lejuan për herë të fundit bashkimin e familjeve të ndara në vitin 2010.

Bashkimi i ardhshëm, për anëtarët e familjeve të ndara kur gadishulli Korean u nda në fund të luftës së viteve 1950-53, është parashikuar për më 20 shkurt.

Korea e Veriut është akuzuar se i përdor ribashkimet, të cilat janë ngjarje shumë emocionale, si pazarllëk. Në të kaluarën ajo i ka anuluar disa herë këto procese pasi Jugu ka kryer veprime që Penianit s’i kanë shkuar për shtat.

“Ndërsa ne binim dakord për bashkimin e familjeve të ndara, avionë “B-52” bënin stërvitje bërthamore kundër nesh, në hapësirën ajrore mbi detin perëndimor”, thuhet në deklaratën e Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes.

“Për sa kohë që Korea e Veriut dëmton dinjitetin tonë dhe përgojon regjimin tonë, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të rishikojmë implementimin e marrëveshjes”, vijon deklarata.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Seul, sipas të dërguarës së BBC, ka refuzuar të komentojë aktivitetet ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB