Izraeli, vendbanime të reja në Palestinë

06/02/2014 15:30

Izraeli aprovoi lejen për ndërtimin e 550 banesave të reja në territorin e pushtuar palestinez në Lindje të Jeruzalemit, një lëvizje që pritet të tensionojë marrëdhëniet me palestinezët, duke goditur rëndë shpresat për arritjen e një paqe të përhershme në rajon.

Këshilli Kombëtar Urbanistik i Izraelit dha gjatë ditës lejet e kërkuara e tashmë e tani e vetmja gjë që mbetet është nisja e punimeve.

“Këshilli vendosi të aprovojë kërkesën e disa kompanive private të ndërtimit për të ndërtuar 386 banesa në Har Homa, 136 banesa në Neve Yakov dhe 36 të tjera për Pisgat Zeev, në bazë të planit paraprak të paraqitur një vit më parë”, u informoi nga Bashkia e Jeruzalemit.

Ndalimi i ndërtimit në territorin e pushtuar palestinez është një kusht thelbësor i palestinezëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Këto ndërtime janë të paligjshme nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar, por Tel Avivi njeh një interpretim të ndryshëm të ligjit.

Mbi 500 mijë hebrenj jetojnë në vendbanimet e ndërtuara përtej kufijve izraelitë të 1967-s, pasi përgjatë dekadave Izraeli ka ndjekur politikën e popullimit të këtyre territoreve, si një formë presioni për mbajtjen e territoreve të fituara nga një seri luftërash në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA