Ish e dashura e Princit Harry, Florence Brundell-Bruce, tregoi linja të mrekullueshme, ndërsa pozoi për 75-vjetorin e themelimit të linjës intime “Rigby & Pellier”.

Modelja 25-vjeçare realizoi fotot në Bahamas dhe tregoi se ndonëse ka dhjetë vjet konsumues në botën e modës, ajo vazhdon të ruajë të njëjtën freski si atëherë kur debutoi vetëm 15 vjeç.

Brundell-Bruce është një figurë e njohur për publikun britanik pasi u lidh me Princin Harry gjatë 2011-s, përpara se të kishte një marrëdhënie të shkurtër edhe ne kampionin e botës në Formulën 1, Jenson Button.

Në të shkuarën, ajo ka pozuar për disa publicitete e kompani të rëndësishme, midis të cilave edhe për “Adidas”-in.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA