Interi arrin marrëveshjen me Vidic

06/02/2014 00:00

Nemanja Vidic do të jetë futbollisti i ri i Interit duke nisur nga qershori i këtij viti.

Marrëveshja është arritur në janar dhe zikaltërit do të presin muajin qershor për ta marrë lojtarin me parametra zero, pasi pikërisht këtë muaj mbrojtësit serb do i skadojë kontrata me Manchester United.

Asgjë nuk është zyrtare, por mediat sportive italiane sigurojnë se 33-vjeçari do të veshë fanelën e Interit sezonin e ardhshëm.

Vidic priste një rinovim kontrate nga klubi anglez, por shtyrjet e shumta të saj bënë që atij t’i humbte durimi dhe të zgjidhte Italinë si destinacionin të radhës.

Top Channel