
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e
Kosovës (PSRK), një gjyqtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka
urdhëruar një muaj paraburgim për Dragoljub Delibasiç, i arrestuar më 4
shkurt.
Gjyqtari i proçedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka vlerësuar se ekziston rrezik konkret që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku i kërcënimit të dëshmitarëve.
I dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për nxitje të kryerjes së vrasjeve me paramentim ndaj personave me kombësi tjetër, në bashkëpunim me Oliver Ivanoviç, i konsideruar si shefi i “Rojave të Urës”.
Gjithashtu, po në bashkëpunim me Ivanoviç dhe po për motive nacionaliste ai akuzohet për plagosjen e shumë personave. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Top Channel