
“Dy tituj kampion janë më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë, por nuk më mjaftojnë. Kam ende shumë uri për suksese të reja.”
Këto janë fjalët e Fernando Alonsos në një intervistë për CNN. Piloti spanjoll ka katër vite tek Ferrari dhe ende nuk ka fituar një titull me “Kokëkuqen”, por rregullat e reja të vendosura nga FIA dhe një shok skuadre si Kimi Raikkonen mund ta ndihmojnë atë në arritjen e një suksesi të tretë.
Edhe pse, Alonso pranon që makinat e këtij viti janë të shëmtuara: “Duhet të tregohemi të sinqertë me veten dhe tifozët: makinat janë të shëmtuara. Formula 1 ka të bëjë me perfeksionin dhe hundët e këtyre makinave janë shumë larg perfeksionit. Ka rëndësi edhe estetika.”
Në lidhje me Raikkonen, spanjolli tha: “Është tepër i talentuar dhe talenti i tij do të na ndihmojë dhe motivojë më shumë. Skuadra e di që mua dhe Kimit duhet të na vërë në dispozicion një makinë të mirë.”
Top Channel