Pezullohet arbitri Enea Jorgji

05/02/2014 00:00

Katërshja e arbitrave me kryesor Enea Jorgjin të cilët gjykuan ndeshjen Besa – Laçi janë pezulluar pa afat nga FSHF nga ushtrimi i kësaj detyre në Superligë.

Burime të sigurta pranë FSHF bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e këtij vendimi është gafa që bëri Jorgji në anulimin e pashpjegueshëm të 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Sefa.

Pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2 drejtuesit e të dyja skuadrave ka deklaruar se gjykimi i Jorgjit i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka qenë tendencioz.

Me sa duket Federata Shqiptare e Futbolli ka dashur ta ndajë gafën e Jorgjit edhe me gjyqtarët anësorë dhe atë të katërt duke i ndëshkuar edhe me ata me pezullim pa afat.

Top Channel