Oscar, nderohen superheronjtë
05/02/2014 00:00
Superheronjtë e të gjitha llojeve do të nderohen gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar të këtij viti.
Edicioni i 86 i Oscar-it do të falenderojë personazhet e novelave grafike që kanë frymëzuar filmat gjatë gjithë historisë së kinematografisë.
Supermeni, Batmani, magjistari Gandalf i Zotit të Unazave, Njeriu i Hekurt apo Njeriu Merimangë do të jenë disa nga personazhet që do të nderohen mbrëmjen e 2 marsit.
Edicioni i 86 i çmimeve Oscar do të mbahet në Samuel Goldwyn Theater të Beverly Hills-it dhe prezantuesja do të jetë Ellen DeGeneres.
Top Channel