Lewa: Dua të largohem me një titull

05/02/2014 00:00

Robert Lewandowski kërkon me çdo kusht që aventurën e tij tek Borussia Dortmund ta mbyllë me një titull. Sulmuesi polak do të transferohet tek Bayern Munchen pas përfundimit të sezonit aktual dhe është i vendosur t’i bëjë një dhuratë të bukur tifozëve verdhezinj.

Borussia ka 17 pikë më pak në Bundesligë sesa Bayerni kryesues, por është ende “gjallë” në Champions League (do të ndeshet me Zenitin në 1/8) dhe ka arritur çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë ku i pret Eintracht Frankfurt.

“Qëllimi im është të largohem nga Dortmundi me një titull. Duhet të përmirësohemi dhe të shpresojmë që të na kthehen lojtarët e dëmtuar”, tha Lewandowski për ‘Sport Bild’.

Sulmuesi sqaroi se gjithmonë jep 100% kur zbret në fushë dhe se kjo gjë nuk ka ndryshuar tani që e ardhmja e tij është larg klubit aktual: “Shumë njerëz kanë thënë se nuk luaj më me interes, por kam treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë.”

Robert Lewandowski ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje të Bundesligës deri tani, por nuk ka gjetur rrugën e rrjetës që kur është njoftuar zyrtarisht transferimi i tij tek Bayern Munchen.

Top Channel