Cristiano Ronaldo skualifikohet për 3 ndeshje

05/02/2014 00:00

Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit ka dënuar Cristiano Ronaldon me 3 ndeshje skualifikim pas kartonit të kuq që lojtari i Realit mori në takimin ndaj Athletic Bilbaos.

Portugezi do të mungojë në 3 takimet e radhës që madrilenët do të luajnë në kampionatin spanjoll pasi Komiteti i Garave e ka dënuar me 1 ndeshje për kartonin e kuq dhe me dy të tjera për gjestin që bëri në kohën që po dilte nga fusha.

Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjet kundër Villarreal, Getafe dhe Elche, ndërsa do të jetë rregullisht në fushë për dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.

Top Channel