Justin Bieber dhe stafi i tij konsumuan një sasi të tillë hashashi gjatë një fluturimi nga Kanadaja në Nju Xhersi, sa që pilotët u detyruan të vendosnin maskën e oksigjenit, informoi të mërkurën “Daily Mail”.
Një burim i përshkruajti gazetës se si pasojë e abuzimit me substancën, një “shtëllungë tymi” u krijua në bordin e avionit privat të marrë me qera nga 19-vjeçari dhe si rrjedhojë pilotët u detyruan të mbanin maskat.
Jo vetëm kaq por Bieber dhe babai i tij Jeremy, abuzuan me fjalë dhe me gjeste stuardesën e vetme në bord dhe vajza gjeti shpëtim vetëm duke u mbyllur në kabinën e pilotëve.
Incidenti ndodhi në fundjavë, kur këngëtari po udhëtonte për në Nju Xhersi nga Kanadaja, në mënyrë që të ishte i pranishëm në finalen e SuperBowlit.
Top Channel