Ish-kapiteni i kombëtares angleze, David Beckham, konfirmoi qëllimin e tij për të krijuar një skuadër futbolli në muajt e ardhshëm në Majemi, disa orë pasi Federata Amerikane e Futbollit aprovoi lejen për të.
38-vjeçari Beckham, i cili kaloi pesë vjet të karrierës së tij duke luajtur për LA Galaxy, shndërrohet në ish-profesionistin e parë në shumë vjet që ndërmerr një nismë të tillë.
“Për mua ky është një moment shumë i veçantë”, deklaroi Beckham në një konferencë për shtyp gjatë së mërkurës. “Dëshiroja të ndërtoja diçka nga fillimi dhe krijimi i një skuadre është diçka shumë personale dhe unike. Majemi është një qytet i mrekullueshëm me shumë pasion. E di që ky qytet është gati për të pritur një skuadër futbolli dhe jam i sigurt që ky ekip do të rezultojë i suksesshëm”.
Beckham gjithashtu konfirmoi vullnetin e tij për t’u transferuar së bashku me familjen në qytet.
Top Channel