Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Pas historive të tensionuara me ish-të dashurën e tij, Raffaella Fico, grindjeve që përfundonin nëpër kopertinat e gazetave dhe revistave, si dhe testit të munguar prej kohësh të ADN-së (tashmë i kryer), Mario Balotelli ka komunikuar përmes Twitter-it lajmin e gëzueshëm.
“Më në fund e vërteta, – shkruan sulmuesi i Milan. – Pia, vajza ime e dashur. I yti, babi”.
Kështu e ka zyrtarizuar SuperMario njohjen e vajzës së ardhur në jetë nga marrëdhënia me showgirl-in e famshëm Raffaella Fico, e cila është lindur më 5 Dhjetor 2012. Balotelli, tashmë është vërtet baba.
Rezultatet e testit të ADN-së, të cilit Balotelli iu nënshtrua përpara se t’ia impononin gjykatësit, është mësuar vetëm pak pas orës 17:00 të pasdites së të mërkurës.
Vetëm pak pasi kishte përfunduar stërvitjen, Balotelli shkroi në anglisht lajmin zyrtar. Atë lajm që ndoshta ia ka imponuar seanca e parë për çështjen e atësisë përpara Tribunalit të Brescia-s, ku përmes avokatit mbrojtës, Vittorio Rigo, kishte deklaruar me siguri se “nëse Pia do të rezultojë vajza ime, do të jem gati të bëj detyrën time si baba, deri në fund”.
Pas shpalljes në Twitter së të qenit baba i Pia-s, Mario publikoi në rrjetin social një tjetër mesazh polemik drejtuar, pa dyshim, ish-të fejuarës së tij Fico dhe nënës së vajzës. “Për çfarë i shërbeu koha e humbur, duke treguar gënjeshtra ndaj meje nëpër televizione e gazeta? Kujt i shërbeu?”.
Top Channel