
Ndërkohë, në këtë mbledhje të qeverisë kryeministri hashim thaci prezantoi edhe projektligjin për ish-ushtarët e UÇK-së. Sipas kryeministrit, me këtë projektligj qeveria synon që t’i kompensojë të gjithë ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe dëshmorët, edhe nëse kanë marrë pjesë vetëm një orë në luftë.
Me këtë projektligj përcaktohet Dita e Veteranit dhe shumë beneficione që do t’i gëzojnë veteranët dhe trashëgimtarët e tyre, si në pension, ashtu edhe në shërbime shëndetësore dhe shërbime tjera.
“Jemi të vendosur që asnjë personi, asnjë qytetari, asnjë veterani, edhe kontributin më të vogël, apo edhe vetëm një orë nëse ka qenë në luftë, mos t’i hyhet në hak askujt. Ky duhet të jetë një projektligj, i cili afirmon vlerat e luftës çlirimtare dhe afirmon në kuptimin edhe të unitetit politik dhe qytetar”, deklaroi kryeministri Thaçi.
Mes të tjerash në këtë mbledhje të kabinetit u prezantua edhe plani për organizimin e 6-vjetorit të shplajjes së pavarësisë së Kosovës. U prezantua logoja e 6-vjetorit të pavarësisë, ku paraqitet numri 6 që simbolizon rrumbullakësimin e viteve te shtetësisë dhe vazhdimin drejt Bashkimit Evropian.
Në nder të kësaj dite do të mbahet një seancë solemne në Kuvend, ndërkohë që pritet të organizohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore si hapja e ekspozitave të ndryshme dhe organizimi i koncerteve.
Top Channel